Shorti për Kupën e Kosovës/ Ja me kë do të luaj Feronikeli 74, Drenica e Drenasi

Sot, në selinë e FFK-së, në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi do të jetë mikpritëse e Vllaznisë së Pozheranit, ndërkaq kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë mysafir i Phoenixit.

Ndeshjet zhvillohen më 17 nëntor, derisa skuadrat që kanë më shumë se dy lojtarë të angazhuar në kombëtare ndeshjet do t’i luajnë më 24 nëntor.

Çiftet komplete:
Feronikeli ’74 – 2 Korriku
Vushtrria – Drenasi
Drenica – Flamurtari
Llapi – Vllaznia Pozhoran
Vëllaznimi – Prishtina
Dukagjini – Rilindja 1974
Prizreni – Istogu
Phoenix – Ballkani
Vjosa – Ulpiana
Behari – Ferizaj
Drita – Liria
A&N – Rahoveci
Trepça ‘89 – Kika
Trepça – Gjilani
Fushë Kosova – Arbëria
Ramiz Sadiku – Malisheva

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë