Aksident trafiku në këtë fshat të Drenicës/ Një femër e godet me veturë një tjetër
Një femër derisa ishte duke drejtuar veturën në fshatin Rakincë të Skenderajt, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën, po ashtu e gjinisë femër.
Policia ka njoftuar se viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është liruar, transmeton DrenicaOnline.
Lidhur me aksidentin është informuar edhe prokurori.
Aksidenti është regjistruar të ketë ndodhur të dielën pas orës 14:00./DrenicaOnline/

