Rrahën dy persona në Drenas, fillimisht dërgohen në QKUK e pastaj arrestohen

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Drenas, pasi kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, rrahja ndodhi të enjten pas orës 18:00, transmeton DrenicaOnline.

“Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe pastaj me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë të cilin e transmeton DrenicaOnline.

Policia nuk ka treguar motivet që quan deri të rrahja, por është duke e hetuar të gjitha rrethanat që quan deri aty./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë