Policia në Skenderaj ndalon 24 vjeçarin, konfiskon një armë zjarri

Mbrëmë rreth orës 20:00 njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.

Konfiskimi i armës është realizuar në rrugën “Fadil Rrustemi” në Skenderaj, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrolle një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit të detajuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. A.,24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë