Mërgimtari nga Abria e Epërme sot e mbolli arën me grurë (Video)

Mërgimtari Bajram Mulliqi nga Abria e Epërme e Drenasit erdhi vitin e kaluar nga Gjermania për ta punuar tokën në vendlindje. Ai krahas punës që bënë në Gjermani, gjën kohë ta punoj edhe tokën e trashëguar nga të parët e tij. Sot ai e hodhi farën e grurit në arën e tij.

Bajrami me plotë optimizëm thotë se toka duhet punuar.

“Kam vendosur që krahas punës që bëjë në Stuttgart të Gjermanisë, të merrem me bujqësi edhe në Kosovë. E di që pak do të jetë e vështirë por me mund do ja dal”, ka thënë Bajrami për DrenicaOnline, duke apeluar tek të gjithë qytetarët që ta punojnë tokën.

Rritja e çmimit të grurit ka ngjallur interesim të madh të bujqve anembanë vendit që të merren me kultivimin e tij.

Rikujtojmë se këtë vit edhe subvencionet janë rritur nga qeveria dhe tashmë nuk ka arsyeje të mëdha që tokat të mbesin djerrinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë