Drenasi ia sheh hajrin Latifit (VIDEO)

Pak orë para se të shkojë në shtëpi, Rifat Latifi, ia bëri një favor të madh Drenasit.

I njëjti mori vendim që të fillojnë punimet për ndërtimin e një qendreje të re të mjekësisë familjare këtu, ndonëse fizikisht nuk u takua fizikisht me të parin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

“Kryetari e ka nënshkruar në komunë i ka jap protokoll të brendshëm, më pas është dorëzu përmes postës, është nënshkru pastaj nga ministri dhe në të njëjtën ditë është kthy në komunë e nënshkruar me protokoll të datës së djeshme.” tha zëdhënësi i Drenasit, Bekim Dobra.

Megjithkëtë, e zuri apo jo dikush ulësen e Latifit, komunarët janë optimist se projekti do të vazhdojë sipas afateve kohore.

Derisa udhëheqësit e shëndetësisë primare drenicase, thanë se objekti i ri mbi 2 milion eurosh është më se i nevojshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë