Jep dorëheqje ministri i vetëm nga Drenica në qeverinë Kurti
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij udhëheqëse në këtë dikaster.
DrenicaOnline raporton se ministri nga Drenica në qeverinë Kurti, ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së sotme.
Gazeta ka kontaktuar me kabinetin e ministrit të cilët nuk kanë pohuar e as mohuar dorëheqjen e tij, megjithatë të njëjtën e kanë konfirmuar burime dytësore.
Latifi u emërua ministër i Shëndetësisë 11 muaj më parë, si pasues i Arben Vitisë, i cili la këtë detyrë për të kandiduar për pozitën e kryetarit të Prishtinës.