Asambleistja nga Drenasi, Saliuku, përkujton babanë e saj, veteranin e UÇK-së

Në përvjetorin e tretë të vdekjes së veteranit të UÇK-së, Hashim Saliuku, fjalët më emocionuese për të i ka shkruar vajza e tij, Albulena Saliuku.

Asambleistja nga Drenasi, pavarësisht dhimbjes e mungesës për të atin, nuk harron asnjëherë ndjenjën e krenarisë për të.

Fjalët emocionuese të Asambleistes, Saliuku:

Babushi im, Heroi im❤️

Ende s’më besohet që ti ike nga kjo botë, sot bëhen 3 vite pa ty.
Dhimbje jashtëzakonisht e madhe por gjithmonë krenare me ty, i urtë, i dashur, i fortë, i buzëqeshur e me zemër të madhe.

Me krenari do të ndjek rrugën tënde që më mësove, e edukuar me ndjenjën e dashurisë për atdheun.

Përjetësisht do të mbetesh i shtrenjtë për mua.
Të kujtoj me mall dhe krenari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë