Lladrovci pret në takim pronarin e biznesit Arkos nga Italia

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi-Gjoshi, të mërkurën kanë pritur në takim biznesmenin italian Salvatore Tafuro, përkatësisht pronari i biznesit “Arkos” që veprimtarinë e tij e ushtron në Parkun e Biznesit në Drenas, ku në takim e pranishme ishte edhe Belkize Asllani, menaxhere në këtë biznes.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar përfaqësuesit e kompanisë “Arkos” për vizitën dhe i njoftoi ata për mundësitë që Komuna e Drenasit ofron për bizneset italiane që janë të interesuara të investojnë në Drenas si dhe për të gjithë investitorët e huaj dhe vendorë dhe për lehtësimet procedurale për këtë qëllim, duke theksuar se Komuna e Drenasit, përveç pozitës së favorshme gjeografike, ofron kushtet më të mira për biznes si dhe procedura të shpejta.

Përfaqësuesit e kompanisë “Arkos”, falënderuan kryetarin Lladrovci për takimin dhe biseduan për rritjen e mundësive të bashkëpunimit në mes të bizneseve Italiane dhe atyre të Drenasit.

Kompania “Arkos” LLC, është një kompani kosovare, e themeluar në vitin 2012, e lindur nga ideja e Salvatore Tafuro, kryesues i kompanisë italiane, R.I. Spa Modular Building. Kjo kompani gjendet në Parkun e Biznesit në Drenas ku zhvillon edhe veprimtarinë biznesore të saj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë