Fillon ndërtimi i serave për fermerët përfitues të Komunës së Drenasit

Komuna e Drenasit së bashku me Islamic Relief Kosova kanë nisur realizimin e projektit për ndërtimin e serave për fermerët përfitues të Drenasit.

Në kuadër të thirrjes publike, janë 105 përfitues për ndërtimin e serave dhe sot ka filluar montimi i tyre për fermerët.

Paraprakisht, realizimit të këtij projekti i paraprinë Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Komunës dhe Islamic Reliefit, ku muaj me parë kryetari Ramiz Lladrovci dhe drejtori i Islamic Refief, Mohamet Soliman kanë nënshkruar këtë memorandum bashkëpunimi.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë