Ky është mësuesi nga Drenica të cilit i vdiqën dy fëmijë nxënës dhe prapë gjeti forcë ta marr ditarin në duar

Unë, mësuesi yt Kosovë!, Fadil Shabani
Tash e 40 vite, u sherbeva brezave me radhë, i mësova, i edukova, dhe, u mundova me te gjitha mundësit e mia, qe, fëmijet ti këshilloj, aftësoj, dhe ti pergadis per te ardhmën e tyre!

Unë, i sherbeva arsimit edhe atëherë kur me duhej t’punoja pas asnje cent te vetem, ateherë, kur nuk kisha as çorapa per t’i ndërruar, at’herë, kur, nëna ime e ndjerë, ne dritën e qirit, mi harrnonte rrobat, qe te nesërmen te dilja para nxënësve!

Unë mësuesi yt Kosovë, tani kam filluar te plakëm, flokët me janë thinjur, fytyra më është rrudhur, por, dashurin dhe vullnetin per arsimin, vazhdoj ta ruaj ne zëmër dhe mendje!

Nuk ma zbehni vullnetin dhe dashurin time ndaj shkollës, edhe nese ma ndalni nje pagë, unë vazhdoj prap shërbimin tim ndaj atdheut, por ju, mbajeni mënde këtë veprim!

(Ne foto: Prindi im, te cilit i vdiqen dy djem, te dy nxënës, dhe prap, mori forcën per t’hyrë ne shkollë, edhe pse e kishte te veshtirë per faktin, se sa herë prindi shkonë ne shkollë, kur sheh nxënësit, i paramendon fëmijet e tij, te cilet tani nuk i ka te gjallë) Albert SHABANI✍️

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë