Ky është momenti kur shpërtheu bomba në Arllat (Video)

24 vite nga bombardimet e NATO-s, sot në fshatin Arllat të Drenasit është gjetur një kasetbombë, shkruan DrenicaOnline.

Bomba është gjetur jo larg një shtëpie të ndërtuar në lagjen Bujupi.

Lajmin e ka dhënë administratori i fshatit, Shumzim Bujupi i cili ka postuar edhe një video nga momenti i shpërthimit të saj.

Ai ka falënderuar ekipin e FSK-së të cilët në mënyrë profesionale e shpërthyen bombën e mbetur nga koha e bombardimeve të NATO-s./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë