Kanceri i gjirit/ Lladrovci fton gratë të bëjnë kontrolle sistematike

Ka filluar muaj i ndërgjegjësimit për rrezikun nga kanceri i gjirit. Kryetari i Komunës së Drenaist, Ramiz Lladrovci ka kërkuar nga Drejtori për Shëndetësi dhe QKMF-ja, që gjatë tetorit dhe tërë vitit të ketë ndërgjegjësim jo vetëm për rrezikun nga kanceri i gjirit, por edhe mënyrat dhe procedurat e këtij ekzaminimi.

“Procedurat për kontrollin e kancerit të gjirit duhet të jenë të njohura në rrjetet sociale, faqen zyrtare të komunës dhe mundësisht edhe në media lokale”, ka thënë Lladrovci.

Postimi i tij i plotë:

Me dr. Arsimin, Shemën, Kadiren, Enkelën, Bekimin dhe Eronitën, vizituam QKMF-në, me rastin e fillimit të Muajit të ndërgjegjësimit për rrezikun nga kanceri i gjirit. Kanceri i gjirit është vrasës tinëzar që rrezikon nënat, motrat dhe gratë, andaj, zbulimi i hershëm i tij, shpëton jetë.
Ftoj të gjitha gratë, të bëjnë kontrolle sistematike, të këshillohen me mjekun dhe të kenë kujdesin e duhur për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit, ofron mundësi për ta mundur sëmundjen.
Nga Drejtori për Shëndetësi dhe QKMF-ja, kërkova që gjatë tetorit dhe tërë vitit të ketë ndërgjegjësim jo vetëm për rrezikun nga kanceri i gjirit, por edhe mënyrat dhe procedurat e këtij ekzaminimi. Procedurat për kontrollin e kancerit të gjirit duhet të jenë të njohura në rrjetet sociale, faqen zyrtare të komunës dhe mundësisht edhe në media lokale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë