24 vjet pas luftës/ Gjendet kasetbomba te Bujupt e Arllatit, kryetari i fshatit ka një njoftim për banorët

24 vite nga bombardimet e NATO-s, sot në fshatin Arllat të Drenasit është gjetur një kasetbombë, shkruan DrenicaOnline.

Bomba është gjetur jo larg një shtëpie të ndërtuar në lagjen Bujupi. Lajmin e ka dhënë administratori i fshatit, Shumzim Bujupi.

Ai ka njoftuar se bomba është gjetur nga një organizatë amerikane e cila po bënë patrimin e terrenit në këtë fshat.

“Edhe pse kanë kaluar 24 vite nga lufta, kasetbombat e NATO-s ende janë prezente në fshatin Arllat, në lagjen Bujupi. Sot me 03.10.2022 u gjet edhe një e tillë nga një organizatë për pastrimin e terrenit nga minat. “Hello” organizata amerikane faleminderit për punën e palodhshme. Lus qytetarët të mos i pengojnë në pastrimin e oborreve sepse ende ka të tilla nëpër fshat”, ka shkruar Bujupi në profilin e tij në Facebook./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë