Policia ndalon automjetin e dyshuar në Drenas, brenda kishte 16 emigrantë

Policia në Drenas ka ndaluar një automjet të dyshuar në Drenas, brena të cilit kishte 16 persona, shtetas siranë e irakianë, raporton DrenicaOnline.
Emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të mërkurën pas orës 02:00.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është hapur rasti për kontrabandë me migrantë.
/DrenicaOnline/