Stomatologu nga Drenasi që kryen shërbime falas për fëmijët me nevoja të veçanta

Komiteti Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara (nevoja të veçanta), ka arritur edhe një objektiv të Planit të Punës për vitin 2022.

Pas angazhimit të këtij komiteti, gjegjësisht nga bashkëpunimi me disa nga ordinancat stomatologjike, po realizohen shërbimet dentare falas për fëmijët me nevoja të veçanta nga Komuna e Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Sot, “Poliklinika Stomatologjike Dr. Dobruna”, ka filluar vullnetarisht këto shërbime për fëmijët me nevoja  të veçanta, duke u dhënë trajtim profesional gjithëpërfshirës të shërbimeve dentare konform nevojave të adresuara nën një kujdes të madh dhe mjedis të përkushtuar maksimalisht.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe humanizmin, Dr. Mentor Dobruna – dhe stafit të “Poliklinika Stomatologjike Dr. Dobruna” – Drenas!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë