Aksidentohet kamioni në Arllat, krijohen kolona të gjata
Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Peje, në Arllat të Drenasit.
Në fotot të cilat i ka siguruar Paparaci, është aksidentuar një kamion, ku si pasojë janë krijuar edhe kolona të gjata.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe Policia e Kosovës, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Portali ende nuk ka marr ndonjë informatë nga Policia e Kosovës në lidhje me aksidentin.

