Zjarri kaplon një shtëpi në Damanek (Foto)

Sot pasdite, rreth orës 17 e 30 minuta është raportuar për një zjarr në fshatin Damanek të Drenasit, shkruan DrenicaOnline.

Lexuesit tanë kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku përveç dëmeve materiale në një shtëpi të pabanuar, nuk ka të lënduar.

Mësohet se shtëpia ishte e mbushur me ushqim të kafshëve, i cili është djegur.

Zjarrfikësit dhe policia kanë intervenuar në rast./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë