Ky është personi i kërkuar nga Franca që u arrestua në Skenderaj

DrenicaOnline dje ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e një personi në Skenderaj të kërkuar nga Interpoli.

Personi i arrestuar sipas sinjalit është një 35-vjeçar, i cili u ndalua në orët e mbrëmjes të së premtes.

Personi që u arrestua pasi po kërkohej në bazë të një urdhër arresti aktiv të lëshuar nga autoritetet e Francës, sipas të njëjtave burime është Lavdim Sejdijaj.

Pas arrestimit, 35-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe më pas i është caktuar masa e ndalimit policor./sinjali/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë