Katër të lënduar nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në mengjes

Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Lebushë të Deçanit. Si pasojë u lënduan katër persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, raporton Indeksonline.

“Rreth orës 09:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lebushë- Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura, dhe si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa 2 nga të lenduarit për shkak të natyrës së lendimeve janë dërguar ne QKUK-Prishtinë”, konfirmoi Rugova.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë