E dhimbshme, pasi u godit nga rrufeja, vdes biznesmeni nga Drenica

Pas goditjes nga rrufeja në mbrëmjen e djeshme, sot ka vdekur biznesmeni nga Llausha e Skenderajt, Xhavit Babaj, 62-vjeç.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 15.08.2022 (e hënë), në ora 13:00 në fshatin Llaushë, lagjja Babaj.

“Me pikellim te thell ju njoftojm gjithe familjaret shoket dhe farefisin se sot me daten 14.08.2022 ka nderruar jete me i dashuri yne babai, Xhavit Babaj! Varrimi i te ndjerit behet neser me daten 15.08.2022 (e hene) me drek ne ora 13:00 ne Llaushe lagjja Babaj”, thuhet në njoftimin e familjes.

Gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe tre persona tjerë kanë humbur jetën.

IKSHPK gjatë një apeli të mëparshëm ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kohës kur ka reshje atmosferike me bubullima.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë