Aksident mes tri automjeteve në rrugën Pejë – Prishtinë

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Pejë- Prishtinë.

Si pasojë janë lënduar dy persona, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 20:00 është raportuar se në rrugën Pejë- Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident janë të përfshira 3 automjete,  përderisa 2 persona raportohet se janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Hoxha.

Njësitet policore për menaxhim dhe kontroll të autostradave janë duke u marrë me rastin dhe menaxhimin në trafik për lehtësim të qarkullimit deri në përfundimin e rastit.

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe vigjilencë nga drejtuesit e automjeteve për të shmangur aksidentet rrugore dhe për një siguri më të madhe në trafik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë