Rrufeja godet një person në Drenicë, me urgjencë niset drejt spitalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një 62-vjeçar dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë pasi një person në lagjen Babaj ndodhet pa ndjenja në oborrin e tij.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku i kanë ofruar 62-vjeçarit ndihmën e parë dhe me urgjencë e kanë nisur për në spitalin rajonal në Mitrovicë.

/DrenicaOnline/

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë