Aksident trafiku në këtë fshat të Drenicës- pamje nga vendi i aksidentit

Pasditën e së shtunës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, shkruan DrenicaOnline.

Në aksident shihet të jetë përfshirë një veturë me targa të huaja dhe një me targa lokale.

Nuk është njoftuar për të lënduar ndërsa dëmet materiale ishin të konsiderueshme.

Derisa policia e ka trajtuar rastin, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë