Lladrovci pret në takim futbollistet e KFF “Feronikeli”
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë ditës së sotme ka pritur në takim futbollistet e Klubit Futbollistik për Femra “Feronikeli” nga Drenasi.
Ky klub është i vetmi që përfaqëson futbollin e vajzave në Komunën tonë.
Në takim u fol rreth të arriturave, synimeve për të ardhmen por edhe sfidave me të cilat ballafaqohet klubi.
Kryetari Lladrovci ju ofrojë mbështetje duke i sygjeruar të vazhdojnë para për të arritur suksese në gjitha garat pjesëmarrëse.
Në shenjë falënderimi dhe mirënjohje kryetari Lladrovci ju dhuroi varëse të punuar nga Qendra për Promomovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave futbollisteve të klubit në fjalë.


