Aksident trafiku në rrugën Drenas-Baicë, pamje nga vendi i ngjarjes (Foto)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën Drenas-Baicë, në Çikatovë e Re, transmeton DrenicaOnline.
Lexuesit tanë kanë dërguar foto nga ky aksident ku përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar.
Në aksident janë përfshirë një kombi dhe një veturë me targa lokale.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin./DrenicaOnline/

