Sonte fillon “Muaji i Mërgatës” në Drenas, Don Xhoni do ta ‘dridhë’ sheshin

Sonte në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të filloj festivali tashmë tradicional, “Muaji i Mërgatës”, transmeton DrenicaOnline.

Nga ora 18:00 në shesh, të pranishmit mund të marrin shërbim nga shtëpizat e improvizuara, ndërsa në ora 20:00 do të behët hapja zyrtare e këtij eventi, ku me një fjalë rasti do t’i drejtohet të pranishmëve kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

Nga ora 20:15 do të fillon koncerti, kurse në ora 21:00 skenës së festivalit do t’i bashkëngjitur, artisti nga Drenasi, Don Xhoni.

Festivali “Muaji i Mërgatës 2022” do të nis sonte me datë 20.07.2022 dhe do të zgjas deri me datën 20.08.2022.
Ju mirëpresim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë