Mbahet takimi me biznese partnere të shkollës së mesme profesionale “Fehmi Lladrovci”
Të enjtën, në hollin e shkollës së mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” është mbajtur takimi me bizneset partnere të shkollës, ku kanë marr pjesë përfaqësues të bizneseve, organizatorët nga GIZ-I gjerman dhe GFA që janë implementues dhe mbikëqyrës të projektit, mësimdhënës, nxënës dhe përfaqësues të Komunës së Drenasit.
Fillimisht, hapjen e këtij takimi e ka bërë, koordinatorja Valentina Sejdiu e cila edhe ka paraqitur qëllimin e këtij takimi dhe rendësin e implementimit të projektit Fit for Jobs, ndërsa një fjalë rasti ka mbajtur drejtori i SHMP “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nika.
Përfaqësuesit e GIZ, kanë prezantuar projektin dhe shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit me bizneset e Drenasit dhe nxënësit e kësaj shkolle për angazhimin e tyre në praktikë profesionale, ndërsa drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, ka falënderuar të pranishmit duke shtuar se DKA mbetet me përkushtimin me të madh për të mbështetur projekte të tilla për të mirën e nxënësve dhe bizneseve të Drenasit.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi-Gjoshi dhe koordinatoren e këtij projekti, Valentina Sejdiu.

