Gëzim i madh për Presidentin Thaçi, në prag të festës së Kurban Bajramit

Pas gati dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

Lajmi.net me burime merr vesh se prindërit e ish-presidentit, Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë atë nesër.

Sipas këtyre burimeve, ata do të nisen mëngjesin e së premtes dhe do të qëndrojnë  në kryeqytetin e Holandës deri në orën 16:00.

Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skenderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë