I riu i arrestuar në Llapushnik dyshohet edhe për vrasje të rëndë në tentativë

M.G., 35-vjeç është arrestuar dje në fshatin Llapushnik të Drenasit, pasi ndaj të njëjtit kishte një urdhër arrest për tri vepra penale, vrasje e rëndë në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Policët nga Stacioni i Drenasit kanë kryer edhe një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë arritur të gjejnë si dëshmi materiale një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një xhaketë.

Për arrestimin është njoftuar menjëherë prokurori i rastit i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit i cili ishte në arrati që nga 15 qershori.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë