Emigrimi jashtë vendit/ Ja sa banorë e lëshuan Komunën e Drenasit gjatë vitit të kaluar

Gjatë vitit të kaluar, 2021, gjithsejtë 1 175 banorë të komunës së Drenasit kanë emigruar jashtë vendit, raporton DrenicaOnline.

Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në kuadër të raportit ‘Vlerësimi i Popullsisë, 2021’.

Sipas këtij raporti, gjatë kësaj periudhe kohore nga shtetet e huaja janë kthyer për të jetuar në Komunën e Drenasit 91 qytetarë.

Ndërsa sa i përket migrimit kombëtar, gjatë vitit 2021, nga komuna e Drenasit kanë dalë 331 banorë ndërsa janë rikthyer 197.

Rikujtojmë se sipas vlerësimit të vitit 2021, në komunën e Drenasit jetojnë 60 mijë e 721 qytetarë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë