Arrestohet drenicaku 69 vjeç, kjo është arsyeja

Me datën 27.06.2022 në Stacionin Policor Skenderaj është raportuar për një mosmarrëveshje, ku si pasoj e saj ka ardhur deri te lëndimi fizik i viktimës, dhe ndaj dy të dyshuarve është hapur rasti ,,Lëndim i lehte  trupor”, i cili ka mbetur të hetohet në procedurë të rregullt.

Kurse dje me datën 29.06.2022 pas pranimit të disa informatave për njërin nga të dyshuarit të cekur me lartë, personi i dyshuar B.M., 69 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor, ku dhe është intervistuat në prani të avokatit të tij mbrojtës.

Pas intervistimit, të të dyshuarit B.M., 66 vjeçar me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse rasti vazhdon të hetohet si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë