Reagon Driton Ajazi: Kjo është e vërteta e mbeturinave në Vasilevë

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenaist sot gjatë ditës ka njoftuar se inspektoret e mjedisit, kanë vërejtur hedhje të pakontrolluara të mbeturinave nga qytetarët në venet publike, të cilat po e rendojnë ambientin ku jetojmë. Drejtoria e Inspekcionit thotë se është vënë në lëvizje duke identifikuar “keqbërësit” e ambientit, e ku ka ndërmarr dhe do të ndërmerr masa sipas ligjeve në fuqi. Sipas tyre, në liqenin e Vasilevës, gjatë vikendit të kaluar, është vërejtur hedhje e pakontrolluar e mbeturinave dhe djegia e tyre, gjë që pas lajmërimit nga qytetarët, inspektoret kanë vizituar dhe kanë parë nga afër, së gjendja nuk është e mirë.

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar lideri i “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, ku së bashku me aktivistët kishin qëndruar gjatë vikendit te liqeni i Vasilevës.

Ky është reagimi i Ajazit i plotë:

Reagim për opinionin publik:
Të nderuar qytetar të komunës së Drenasit,
pas publikimit në faqen zyrtare të komunës së Drenasit nga Drejtoria e Inspeksionit, duke tentuar që ta ndërlidhë piknikun e bërë nga ne Demokratët për Drenasin, ditën e diele te Liqeni i Vasilevës, me mbeturinat e shkaktuara me vite të tëra aty, ku ata si përgjegjës për mbrojtjen e ambientit nuk kanë ndërmarr asnjë mas apo aktivitet për ta mbrojtur apo pastruar atë hapësirë publike.
Kjo e tregon më së miri paaftësinë e tyre qeverisëse dhe mungesën e iniciativave konkrete në mbrojtjen e mjedisit, por që përmes inskenimeve të tilla dhe dezinformatave, tentojnë ta hedhin fajin dikun tjetër dhe të mashtrojnë opinionin publik!
Mirëpo, atyre “dështakëve servil” dhe “damqorit”, u them se reagimet e tilla nuk na shqetësojnë e as nuk na frikësojnë në rrugën tonë të drejtë për ndryshimin e domosdoshëm që i nevojitet Drenasit.
Aktiviteti ynë senzibilizues për të shpalosur bukurit e rralla që na i ka fal natyra, e pushteti nuk u përkujdesë asnjëherë për to, do të vazhdojë edhe në të ardhmen!
Prandaj, bëhuni të paktën më serioz, e mos mashtroni, pasi kështu nuk ju merr askush seriozisht herave të tjera……!
Sepse, ne pas piknikut, ku kaluam një vikend të mrekullueshëm, në fund i mblodhëm të gjitha mbeturinat (ku e dëshmojnë edhe fotot e bashkangjitura në postim), por vetëm mbeturinat qe i krijuam ne, e jo mbeturinat e grumbulluara me vite të tëra aty. Dhe në mungesë të kontejnerëve, që është përgjegjëse Komuna me bërë vendosjen e tyre, ne i kemi bartur me batanije dhe i kemi bartë me veturë dhe i kemi hudh ne kontejner te mbeturinave në Drenas!
Kjo është e gjithë e vërteta, prandaj sikurse ky reagim mashtrues e dezinformues nga Komuna e Drenasit, kështu mashtruese është edhe qeverisja aty dhe e personave që udhëheqin me të!
D.A.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë