Policia arreston 35-vjeçarin në Llapushnik – ishte në kërkim për vjedhje, i gjen armë e municion (Foto)

Sot në fshatin Llapushnik të Drenasit, Policia ka arrestuar një 35-vjeçar i cili ishte në kërkim që nga data 15 qershor.

I dyshuari M.G është arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

Në lidhje me rastin, Policia ka kryer edhe një operacion bastisjeje me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar një revole, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe nëntë copë fishekë.

Pas arrestimit i dyshuari me aktvendim nga ana e Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Gazeta Sinjali

[ARMA E KONFISKUAR]

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë