Negroc/ Largohen mbeturinat e hedhura në vendet publike, zgjerohen edhe rrugët (Foto)

Një kompani e kontraktuar nga Komuna e Drenasit, sot gjatë ditës ka bërë largimin e mbeturinave të hedhura në vende publike në fshatin Negroc.

Përveç largimit të mbeturinave është bërë edhe zgjerimi i rrugëve të cilat janë ngushtuar si pasojë e hedhjes së bërllokut.

Tani po punohet edhe afër varrezave të dëshmorëve, ku po hapen kanalet skaj rrugës për të mundësuar kalimin pa pengesë të të reshurave atmosferike.

Udhëheqësit e fshatit iu bëjë apel banorëve që të mos hedhin mbeturina në vendet publik!
#Mbajeniambientinepastër

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë