Lladrovci merr pjesë në përurimin e biznesit të ri në Komoran nga i cili u krijuan vende të reja të punës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me kabinetin e tij merr pjesë në përurimin e biznesit të ri në Komoran.

Në një fjalë rasti kryetari Lladrovci falënderojë investitorin i cili bëri investimin prej të cilit Komuna e Drenasit përveç se përfiton nga qeraja u hapen edhe vende të reja të punës.

Kompania pas nënshkrimit të të gjitha procedurave ligjore për marrjen e pronës publike në shfrytëzim, ka nënshkruar edhe kontratën që sipas saj kanë qenë të planifikuar të punësohen 29 punëtorë por që ka punësuar shumë më shumë sesa është paraparë në kontratë.

Komuna e Drenasit është e angazhuar të punojë në ofrimin e investitorëve të ndryshëm që do të krijojnë vende të reja të punës për gjithë qytetarët e Komunës sonë.

Nga një pronë e ozurpuar me vendosmërinë tonë u kthye në një biznes nga i cili gjenerohen të ardhura për Komunën e Drenasit si dhe punësohen qytetarët tanë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë