Kreu vjedhje nëpër Drenicë, ky është 50-vjeçari i arrestuar

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit të Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Skenderaj, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.  

Arrestimi i të dyshuarit E.A., 50 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave  të siguruara në dy raste të ndara; rasti i parë  “Vjedhje e arkës se bamirësisë  në furrë buke” i raportuar me datën 16.01.2022 dhe rasti i dytë “vjedhje e një qante në një lokal bukurie (floktare)” i datës 26.06.2022, ku personi në fjale ka kryer veprat penale “Vjedhje”, tramdmeton DrenicaOnline.

Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë