Shtiu 5 herë me kallash drejt kushëririt të tij, dëgjoi se viktima kishte folur diku keq për të

Para pak minutave u raportua për një rast të rëndë në fshatin Kryshec të komunës së Pejës ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur një person.

Sinjali mëson se i dyshuari ka gjuajtur pesë herë me kallashnikov në drejtim të viktimës, me të cilin kanë lidhje gjaku, ku si pasojë e plagëve të rënda viktima është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Rastin për Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur personi i dyshuar është arrestuar e po ashtu është konfiskuar edhe arma e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se krejt kjo ndodhi për shkak se i dyshuari kishte dëgjuar se viktima ka folur diku keq për të.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë