Sulmohet me thikë një 15-vjeçar në Skenderaj, ja si ndodhi ngjarja

Një person i mitur është therur me thikë mbrëmë në Skenderaj, pasi u sulmua teksa po qëndronte në një kafene me tre shokët e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i gjithë rasti u zbulua pasi personat e përfshirë në rast kishin shkuar në një nga barnatoret e qytezës fasha dhe jod, çka kishte ngritur dyshime te qytetarët se mund të ketë ndonjë person të lënduar dhe për këtë kishin njoftuar Policinë.

Pas veprimeve hetimore të Policisë, njësitet policore kanë identifikuar personat në fjalë, të cilët i kanë shoqëruar në stacion për intervistim.

Para hetuesve, të rinjtë kanë deklaruar se një person i ka sulmuar me thikë derisa po qëndronin në një kafene në sheshin ‘Adem Jashari’.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj kanë bërë të ditur se 15-vjeçari është dërguar atje për trajtim, pasi si pasojë e therjes me thikë ka marrë lëndime në gjoks.

Ndërkohë personi i dyshuar po kërkohet nga Policia dhe veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë