Druri ra mbi pullaz të shtëpisë/ Zjarrfikësit e Drenasit evitojnë rrezikun në lagjen e Feronikelit, reagon komuna

DrenicaOnline dje raportoi për një trup të madh druri të rrëzuar mbi pullazin e një shtëpie në lagjen e Feronikelit në Drenas, i cili përveç dëmeve materiale për fat të mirë nuk kishte lënduar asnjë nga anëtarët e familjes që ndodheshin brenda shtëpisë.

Sot Komuna e Drenasit ka dal me njoftim përkitazi me këtë rast:

Pas verifikimit dhe konstatimit të rrezikshmërisë nga rënia e drujnëve si pasojë e erërave të forta ditën e djeshme, shërbimi i zjarrfikësve ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë larguar drurët nga pullazi i shtëpisë, në një shtëpi banimi në lagjen e Feronikelit.

Falë intervenimit të menjëhershëm të zjarrëfikësve është evituar rreziku për banorët e shtëpisë në fjalë.

Vendi ynë ditëve të fundit është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm prej të cilit po shkaktohen rrufe dhe erëra të fuqishme, lusim qytetarët kur ka erëra të forta të mos qëndrojnë afër drunjëve dhe të njoftohen njësitet emergjente për ndihmë aty ku ka nevojë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime të mira për gjithë qytetarët e Komunës sonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë