Rrëzohet një dru i madh në lagjen e Feronikelit, familja shpëton mrekullisht (Foto)

Si pasojë e erërave të forta, sot pasdite është rrëzuar një dru i madh i cili ka rënë mbi një shtëpi banimi në lagjën e Feronikelit në Drenas, shkruan DrenicaOnline.
Lexues tanë kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku sipas tyre familja ka shpëtuar mrekullisht, ndonëse ndodhej brenda në momentin kur druri i madh ra mbi kulm.
Zjarrfikësit e Drenasit kanë intervenuar shpejt dhe kanë larguar drurin i cili për fat të mirë nuk ka lënduar asnjë banor.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme./DrenicaOnline/