Aksident trafiku në këtë fshat të Drenicës, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 08 e 30 minuta në fshatin Tërnavc të komunës së Skenderajt.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Njëri prej tyre është dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti është në procedurë hetimore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë