Vdes nxënësi Alton Krasniqi, me fjalë prekëse lajmin e dhimbshëm e jep drejtori i shkollës
Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, Skender Rudari ka njoftuar se një nxënës i kësaj shkolle ka vdekur.
Ai tha se Alton Krasniqi, nxënës i klasës së 12-të ishte një nxënës i urtë dhe i zgjuar.
Mes tjerash, Rudari në emër të tij dhe stafit të shkollës ku punon, i shprehu ngushëllime familjes Krasniqi për këtë rast.
“Altonin do ta kujtojmë përher si një nxënës të zgjuar, e të urtë dhe i dashur për të gjithë. Ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle në Facebook.

