Përkujtohen dëshmorët, Bedri e Ramiz Bazaj, Halim Qallapeku dhe Hasan e Xhavit Hasani
Më rastin e 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Bedri e Ramiz Bazaj, Halim Qallapeku dhe Hasan e Xhavit Hasani, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe familjar të të rënëve, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pranë varrezave ku prehen dëshmorët.
Fillimisht homazhe janë bërë në varrezat e dëshmorëve në Tërstenik në Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë dhe pranë lapidarit të të rënëve Korroticë e Ulët.
Lavdi gjithë dëshmorëve të rënë!




