Aksidentohet vetura e Policisë në Llaushë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Llaushë, në rrugën rajonale Skenderaj – Klinë, ku është përfshirë një automjet i Policisë së Kosovës.

Siç mëson Sinjali, ky vetaksident ka ndodhur derisa vetura po bënte gjysmë kthim, me ç’rast ka goditur mbrojtëset e rrugës.

Për shkak të aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale në automjetin e Policisë dhe fatmirësisht s’ka të lënduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë