Cilat ngjyra e ruajnë më mirë çmimin e veturës?
Nëse jeni duke blerë veturë me qëllimin për ta shitur atë pas tre-katër vjetëve, dëshironi që ajo të ruajë vlerën e saj. Si mund të arrini një çmim më të mirë rishitje pas tre vjetësh? Blini një makinë të verdhë. Kështu ka shkruar “iSeeCars” të enjten pas një analizë të detajuar për dëshirat e klientëve.
E verdha mund të mos jetë ngjyra më e njohur për një veturë, por ka mjaft njerëz që duan atë ngjyrë. Është rritur gjithashtu numri i veturave të reja të verdha të porositura, por edhe tek ato të përdorura.
Për më tepër, e verdha është ndër ngjyrat më pak të përfaqësuara të veturave, dhe ngjyra më e zakonshme është për veturat sportive dhe automjetet e tjera të prodhimit të vogël që e mbajnë çmimin relativisht mirë.
E bardha zuri vetëm vendin e nëntë në listën e 13 ngjyrave të përpiluar nga portali iSeeCars, bazuar në statistikat që përfshinin 5.6 milionë vetura të reja dhe 700 mijë vetura të përdorura të blera dhe shitura ose të zëvendësuara midis viteve 2017 dhe 2020.
Ngjyra krem ishte ngjyra e dytë “më e sigurt”, me një humbje prej 22.8% në tre vjet.
Vlera e automjeteve të bardha ra 38 për qind, ndërsa automjetet prej ari humbën deri në 45.6 për qind të vlerës në tre vjet.
Ngjyra e veturës është një nga karakteristikat kryesore që klientët marrin parasysh pasi zgjedhin një markë dhe model. Meqenëse çmimi i rishitjes është një nga faktorët më të rëndësishëm që përcakton se sa do t’ju kushtojë blerja e një veture të re, blerësit duhet të jenë të kujdesshëm kur zgjedhin një ngjyrë.