Komuna e Drenasit: Rrugët janë të kalueshme, shmangni daljet e panevojshme

Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas të reshurave të shiut e borës të gjitha rrugët janë të kalueshme, pa vështirësi të mëdha, por kërkohet kujdes në ngasje dhe të shmangen daljet e panevojshmela

“Ekipet e nevojshme kanë dalë në teren dhe po e kryejnë punën e tyre me largimin e borës dhe vendosjen e kripës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Njoftim i plotë i komunës:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë se pas të reshurave të shiut e borës të gjitha rrugët janë të kalueshme, pa vështirësi të mëdha, por kërkojmë nga ana juaj të keni kujdes në ngasje dhe të shmangni daljet e panevojshmela

Ekipet e nevojshme kanë dalur në teren dhe po e kryejnë punën e tyre me largimin e borës dhe vendosjen e krypës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëvgji

Ndërsa rrugët regjionale, sikur ajo Komoran- Drenas- Skenderaj dhe të gjitha rrugët tjera regjionale e ato rajonale, mirëmbajtja e tyre është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë