Arrestohet i kërkuari në Drenas, ja për çka dyshohet ai

Është arrestuar një person në Drenas nën dyshimin se kishte kryer veprat penale “Vjedhje e Rëndë”, “Vjedhje” dhe “Vjedhje në Tentativë”.

Policia ka njoftuar se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan DrenicaOnline.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë nga hetuesit e policisë në Drenas të mërkurën rreth orës 17:00.

Policia ka njoftuar mediat shkurt përkitazi me këtë rast duke mos publikuar identitetin e të dyshuarit.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë