Nënkryetari Shala viziton policinë, zjarrfikësit dhe punëtorët shëndetësor në Drenas, i uron vitin 2022!

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi dhe drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu, në orët e vona, kanë vizituar Stacionin Policor, Qendrën e Mjekësisë̈ Familjare dhe Shërbimin e zjarrfikësve në Drenas, ku ne emër të kryetarit Lladrovci kanë uruar vitin e ri 2022.

Nënkryetari Shala ka shprehur respekt të thellë dhe mirënjohje për punë e tyre në shërbim të shëndetit të qytetarëve të Drenasit.

“Vizitova zyrtarët policor, stafin shëndetësor e zjarrfikësit për të shprehur në emër të kryetarit Lladrovci, respekt për punën në shërbim të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve tanë. Në këtë ndërrim motesh, Policia, Zjarrfikësit dhe Emergjenca, garantojnë sigurinë dhe shëndetin për qytetarët e komunës së Drenasit. Falënderim dhe mirënjohje për punën Tuaj. Urime dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Viti i Ri 2022”, është shprehur nënkryetari Shala.

Nënkryetari Shala uron qytetarët për Vitin e Ri 2022

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë