Eliot Bujupi nga Arllati luan për Gjermaninë, shumë premtues për të ardhmen

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim talentin nga Arllati, Eliot Bujupi.

Futbollisti nga Drenasi luan për U17 në Shtutgart dhe U16 në Gjermani, po cilësohet si një talent shumë premtues për të ardhmen për shkak të paraqitjeve të tij të mira në fushën e gjelbërt.

Kryetari Lladrovci mirëpriti vizitën e tij në komunë, duke theksuar se ndihet mirë ku shumë të rinj të Drenasit po arrijnë të jenë pjesë e ekipeve më të mira në Gjermani.

Ndërsa, i riu nga Arllati e falënderoi për pritjen dhe shprehu kënaqësinë që po arrin të paraqes Drenasin, komunë ku dalin shumë talent të rinj në futboll dhe fusha të tjera.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë